Të dielën në Suedi janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, teksa pritet që partia me qasje kundër migrimit të shënojë rritje. Partia Demokratike e Suedisë, pritet që të fitojë 20% të rezultatit përfundimtar, bazuar në disa sondazhe paraprake.

Ndërkohë, as partia që aktualisht është në pushtet, Social Demokrate dhe as partia e qendrës së djathtë, nuk pritet të fitojnë shumicën e votave. Kryeministri, Stefan Lofven ka akuzuar Partinë e Demokratëve të Suedisë për ekstremizëm dhe ka thënë se vota për të është e "rrezikshme".

Partia kundër migrimit pati dyfishuar ulëset në zgjedhjet e vitit 2014 dhe pritet që ta bëjë të njëjtën gjë edhe në këto zgjedhje. "Forcat e errëta janë duke u mobilizuar në Suedi dhe duke nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit", ka thënë Lofven në fjalimin e tij të fundit ditën e shtunë.

Lideri i Demokratëve të Suedisë, Jimmie Akesson, ka kundërshtuar se Suedia "ka qenë shtet ekstrem në disa mënyra dhe jo të paktën për migrimin", dhe se plani i tij për të pranuar më pak migrantë do të cilësohet "politikë normale në pjesën tjetër të Evropës".