Nominimet e ditës së djeshme mesa duket kanë shkaktuar debate dhe pakënaqësi brenda shtëpisë së “Big Brother”. Banorët që shkuan në nominim janë Ilir, Einxhel dhe Dj Dagz.
I preferuari i publikut që ishte Donaldi kishte fuqinë e vetos, ai mund të ndryshonte nominimin dhe të këmbente një të nominuar me një banor tjetër. I pyetur nga Arbana në dhomën e rrëfimit ai vendosi të mos e bëjë këtë zgjedhje , pasi sipas Donaldit ky nominim ishte vendim i vetë banorëve që ndodhen brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Pas spektaklit banorët kanë filluar menjëherë duke dhënë opinionet e tyre mbi vendimin e marrë nga Donaldi. Ky i fundit bashkë me Einxhel, Dj Dagz dhe Beatrix biseduan gjatë për vendimin e marrë. Einxhel i është drejtuar Donaldit duke i thënë se:
“Nëse doje të më nxirrje mua kishe hequr Dagz-in e kishe vendosur dikë tjetër”.
Ndërkohë përgjigja e Donaldit ishte: “Mendoj se ju të dy jeni më të fortë bashkë”.
Einxhel: “Unë nuk mendoj kështu, po… .Mendoj që Ilirin ne të dy nuk e nxjerrim”.