Një nga rregullat bazë që shqiptarët të lëvizin lirshëm jashtë shtetit, përveç biletës së udhëtimit e siguracionit, duhet të jetë edhe ftesa pritëse që duhet të dërgojnë familjarët apo miqtë për të pritur në shtëpitë e tyre personin që udhëton në zonën Shengen.
Një ftesë e falsifikuar nga një person në Durrës, i ka nxjerrë probleme me drejtësinë. Pas zbulimit të ftesës që ishte e falsifikuar, policia i ka sekuestruar shtetasit me iniciale E.Gj., mjetet e punës: njësinë qendrore të kompjuterit të punës, ekstraktin e regjistrimit tregtar, etj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Gj, pasi dyshohet se ka falsifikuar një ftesë pritëse për jashtë shtetit, ku u bllokua me cilësinë e provës materiale njësia qendrore e kompjuterit të punës, ekstrakti i regjistrimit tregtar, etj. Neni 186 i Kodit Penal.





