Moti i mirë i tetorit mbajti gjallë disi turizmin e për rrjedhojë dyert e strukturave akomoduese pritën një pjesë të pushuesve që vinin nga Kosova por edhe vendas, kryesisht për fundjava.

Këtë situatë disi pozitive e ndikoi më pas negativisht ecuria e pandemisë kur në nëntor-dhjetor rritja e infektimeve bëri që të kishte edhe kufizime. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e katërt 2020 numri i vizitorëve gjithsej në strukturat akomoduese është ulur me 41,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019, numri i netë- qëndrimeve gjithsej është ulur me 58,4 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019.

Numri i netë qëndrimeve për tremujorin e katërt 2020 ndjek të njëjtin trend me numrin e vizitorëve. Gjatë analizës së të dhënave të tremujorit të katërt 2020, vihet re se numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo bregdetare” (71.6 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (93,0 %);

Gjatë tremujorit të katërt 2020 është shënuar rënie e numrit të vizitorëve si më poshtë: numri i vizitorëve rezident është ulur me 30,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019; numri i vizitorëve jo-rezident është ulur me 52,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019” vlerëson INSTAT.

I njëjti publikim nënvizon se nëse do të analizojmë vizitorët rezident sipas rajonit, afërsisë me bregdetin dhe llojit të strukturave akomoduese, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rënie.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Qendrës kanë shënuar rënien më të ulët 24,4 %, në Zonat Jo bregdetare duke rënë me 25,3 %, në Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi duke rënë me 20,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Gjatë tremujorit të katërt 2020 është shënuar rënie e numrit të netë qëndrimeve si më poshtë: numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është ulur me 64,5 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është ulur me 48,8 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2019;

Nëse do të analizojmë sjelljen e vizitorëve rezident nga netë qëndrimet sipas rajonit, afërsisë me bregdetin dhe llojit të strukturave akomoduese, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rënie. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rënie 53,3 %, në Zonat Jo bregdetare duke rënë me 45,1 %, në Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime kolektive duke rënë me 60,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në raport.

INSTAT vlerëson se normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij tremujori, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 5,8 %, kundrejt 12,8 % që ishte në tremujorin e katërt 2019. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 4,5 %, kundrejt 15,3 % që ishte në tremujorin e katërt 2019. /Monitor