Mbrëmjen e sotme Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë blinduar qytetin, teksa kanë kryer kontrolle, siç ka ndodhur edhe më parë muajin e fundit.

Për mediat konfirmohet se në hyrje të qytetit po kryhen kontrolle të automjeteve për persona me precedentë penalë.

Kontrollet në Vlorë nuk kanë munguar as gjatë javës, me policinë që e ka mbajtur njërin sy në disa zona gjatë mbrëmjes.