Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 

Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Larushkë, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve A. T., 32 vjeç dhe Y. T., 38 vjeç (vëllezër), banues në Larushkë, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.