SUEDI – Drejtuesit e kanalit televiziv suedez TV4 News po përpiqen të shpjegojnë se si ndodhi që edicioni i lajmeve u shoqërua me transmetimin e një filmi pornografik.

Incidenti televiziv ndodhi të hënën. Gjatë bisedës së spikerit të lajmeve në studio me korrespondentin nga Moska  mbi deklaratën e fundit të Presidentit sirian Bashar Assad, në sfond, për 10 minuta u shfaq një film pornografik.

Shikuesit e tronditur bombarduan me telefonata redaksinë e kanalit televiziv. Me sa duket shkak për incidentin u bë një difekt i serverit, i cili gjithashtu mbulon një kanal me përmbajtje erotike.