SHBA, 30 maj 2014 – Universiteti i Kalifornisë Los Anxhelos do të zhvillojë një seminar me temë: Provimet e fundvitit le të presin, ju masturbohuni.

Gjatë këtij seminari, studentët do të marrin leksione masturbimi falas.

Në seminar, ekspertja seksuale Elle Chase do të bëjë demonstrimin praktik të përdorimit të disa lodrave seksuale si edhe do të prezantojë disa nga teknikat më të suksesshme të masturbimit.

“Ne flasim shumë për seksin e sigurt tek individët heteroseksualë, por nuk flasim aspak për vetkënaqësinë dhe masturbimin”, – thotë një prej organizatoreve.

Njoftimi për këtë seminar u botua edhe në gazetën zyrtare të studentëve të universitetit “The Daily Bruin”.

Në fund të seminarit pjesëmarrësve do t’u shpërndahen prezervativë falas.

Ky seminar bashkëkryesohet nga Gamma Lho Lambda, përfaqësuese e shoqatës LGBT and Progressive Sorority.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/