7 mars 2015 – Pas largimit të Elisa Spiropalit nga posti i Drejtoreshës së Doganave, vendin e saj do ta mbajë përkohësisht zëvendësministrja e Fincancave Irena Beqiraj.

Ka qenë ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili ka bërë të ditur vendimin për komandimin e zonjës Beqiraj në krye të doganave, duke sqaruar se kjo e fundit do të mbajë të dyja postet. “Nuk ja hoqëm gradat, bëhet më e fuqishme”, ka deklaruar Cani.

Lajmin e dorëheqjes e bëri të ditur dje vetë Spiropali nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, e cila u shpreh se arsyeja e vetme e largimit të saj nga posti i drejtimit të Doganës, është fakti i të bërit nënë dhe përkushtimit ndaj fëmijës së saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/