Ajo eksperimenton shpesh me flokët dhe njihet si njëra prej vajzave më të guximshme në showbizin shqiptar.
Luana Vjollca ka vendosur të bëjë një ndryshim të ri në pamje.
Sot, për Festën e Pashkëve, prezantuesja e njohur tregon se është transformuar me flokë ngjyrë portokalli.
“Këtë vit në vend që të ngjyrosja vezët, ngjyrosa flokët. Gëzuar Pashkët”, ka shkruar ajo.
Për këtë ‘look’ të ri, komplimentet nuk munguan as nga miqtë e as nga ndjekësit që ka në Instagram.
Luana këtë kohë ka bërë një pauzë nga ekrani e po ashtu edhe nga karriera muzikore.





