Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.
“Në Venecia u derdh para e madhe kundër presidentit. Ishte Balla ai. Unë një gabim e kam bërë. Çfarë? Gabimin e bëra që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjodha në 2 të natës në Vlorë, se ikja të bëja presion ndaj mafias dhe Mcgonigal, që nxitën gjakrat në Kavajë apo vrasjen e në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut. E ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, të Nanos, dhe për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën, e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI.”, tha Meta.