Ata janë një nga çiftet me simpatikë të showbizit shqiptar edhe pse gjithmonë janë kujdesur që jenë larg vëmendjes së mediave.
Por pak ditë më parë, portieri i Partizanit Alban Hoxha, u filmua në një club krah një femre misterioze, e cila e kafshonte lehtë në faqe dhe bisedonin e qeshnin së bashku.
Pas publikimit të lajmit, partnerja e tij Çiljeta ka marrë vendimin drastik për partnerin e saj, duke e hequr nga rrjeti social Instagram dhe madje ka fshirë çdo postim që kishte me të.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe veprimet e tyre lënë të kuptojnë se janë ndarë, por nuk ka ende një reagim zyrtar të tyre.
Nëse do ishte e vërtetë, merr fund kështu lidhja mes 2 prej personazheve shumë të përfolur në showbizin shqiptar.





