Më herët publikuam foto nga tregtia e mishit në Kavajë, në kushte skandaloze dhe pa kurrfarë kushti të higjienës.
Po sot, nga Vlora vijnë këto pamje, të postuara nga gazetari Enrik Mehmeti. Gjatë aksionit të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit ndaj tregtarëve ambulantë, pronari i këtij viçi të sapotherur, ulet mbi mishin që do ta tregtonte.