Në Vlorë shfaqen rastet e fotografimit të votës dhe publikimi në rrjetet sociale. Në foton e publikuar në Facebook, qytetari ka treguar publikisht votën për PS.
Kjo është një shkelje e rëndë që tregon qartë presionin që kanë qytetarët për të votuar dhe për ta deklaruar votën e tyre.
“PD denoncon me forcë këtë fenomen dhe apelon institucionet të marrin masa për këtë. Fotografimi i votës është një veprim në kundërshtim me ligjin zgjedhor,” thuhet në njoftimin e PD-së.