Presidenti i SHBA Donald Trump, tha se nuk i intereson nëse Irani negocion me SHBA-në apo jo, por ai i kërkon Iranit që mos i vrasë protestuesit e tyre si dhe mos përdorë armë bërthamore.

Trump thotë se Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare është i bindur se me sanksionet e reja të SHBA-së si dhe protestat që kanë filluar aty do ta detyrojnë Iranin të negociojë. Nga ana tjetër, Presidenti Trump duket indiferent teksa duket se nuk i intereson shumë nëse ka negociata me Iranin apo jo.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare sugjeroi sot që sanksionet dhe protestat në Iran, do t’i detyrojë ata të negociojnë. Në fakt, unë nuk mund të interesohem më pak nëse ata negociojnë. Do t’u varet plotësisht atyre, por asnjë armë nukleare dhe “mos i vrisni protestuesit tuaj”, tha Trump.