Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati komentoi raportin e Komsionit Europian i publikuar dje për hapjen e bisedimeve të vendit tonë me BE.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, në një përgjigje për reagimet e opozitës Bushati tha se nuk duhet të hedhin "gurë" ndaj vendit tonë dhe se nuk ka kohë për lojëra.

 

"Kjo nuk është një dhuratë e KE për qeverinë. Raporti është një pasqyrë e progresit të reformave. Sidomos, reformave të së drejtës, reformave në fushën e zhvillimit social pavarësisht se e mbajnë larg vendit standarteve euorpiane. Ky raporton konfirmon edhe rolin e Shqipërisë në rajon. Nuk është rastësi që Raporti specifikon se vendi lindëzon në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kjo është dëshmia më e qartë e vokacionit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë. E pra, raporti ofron një pasqyrë të qartë të të gjitha arritjeve. Është edhe një pasqyrë që ne mos të bijmë në gabimet e së shkuarës. U ndjeva i trishtuar për reagimet e opozitës. Ishin kulturë e dëshpërimit. Kam qenë ministër i Jashtëm dhe kam patur përballë kolegë të tjerë të opozitës. Po kështu vjet, kemi bërë një debat të madh me opozitën. Dhe për fat të keq, harrojnë se para partive politike, para interesit partiak, Shqipëria është atdheu jonë. Por, përgjegjësia është e përbashkët e atyre, e neve, qoftë opozita parlamentare, qoftë opozitare. Merita është e shqiptarëve. Është kjo arsyeja pse në Raportin europian evidentohen disa mangësi që nuk mund t’i plotësojë mazhoranca. Çështja e tretë që unë kisha dëshirë të shtroja së bashku me ju, është çështja e heshtuar që duan të shtrojnë qytetarët e vendit. Prandaj, gjithmonë e kam quajtur që ky është çelësi i modernizimit të shqiptarëve. Është koha për një mirëkuptim më të madh politik. Ne ende nuk kemi nisur procesin e negocimit për anëtarësim. Prandaj nuk duhet t’i biejmë me gurë se në fund të ditës, penalizojmë Shqipërinë. Sot kërkon një Shqipëri që bazohet te ekonomia e dijes, sot shqiptarët kërkojnë një kapitalizëm progresiv që i krijon mundësi të gjithë. Kjo është arsyeja pse 90 % e shqiptarëve kërkojnë Bashkimin Europian. Kjo është arsyeja pse ne socialistët e shtrijmë dorën për të kapërcyer çdo ndasi politike",- u shpreh Bushati.