Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, reagon lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Roth thotë se problemet dypalëshe duhet të trajtohen në mënyrë dypalëshe, pa bllokuar Bashkimin Europian të ecë përpara.
“Ju lutem, lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar gjithë ecjen përpara. Le të mendojmë në mënyrë strategjike dhe të kuptojmë se duhet të përmbushim detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Faleminderit!”, shkruan ministri Roth.





