Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, deklaroi se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilat pritet të nisin nesër në Islamabad, përbëjnë një moment “vendimtar”, që do të përcaktojë nëse do të arrihet apo jo një armëpushim i përhershëm në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Sipas Sharif, këto negociata janë “make or break”, pra një pikë kthese kritike për t’i dhënë fund përshkallëzimit të dhunës që ka vijuar prej javësh në rajon.

Takimi në kryeqytetin pakistanez shihet si një përpjekje kyçe diplomatike për të konsoliduar armëpushimin e brishtë dhe për të hapur rrugën drejt një marrëveshjeje afatgjatë paqeje.