Tetë deputetë të Parlamentit të Holandës ndodhen në Shqipëri në lidhje me negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ata janë takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Deputetët holandezë do të hartojnë një raport për Parlamentin e vendit të tyre në lidhje me ecurinë e 5 prioriteteve kyçe.

Në muajin qershor pritet që shtetet anëtare të Bashkimit Europian të votojnë rekomandimin e Komisionit Evropian, nëse Shqipërisë do t'i hapen negociatat për anëtarësim.