Ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe anëtarëve të Komisionit të Jashtëm lidhur me dijeninë e kreut të shtetit për procesin e bisedimeve mes ministrit të Jashtëm Bushati dhe atij grek Kotzias për arritjen e një marrëveshjeje mbi çështjen e detit.
Meta do të japë sqarime në këtë dëgjesë e cila po zhvillohet në Presidencë.
Vendimi i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për ta thirrur në seancë dëgjimore.
Presidenti ende nuk ka autorizuar Ministrinë e Jashtme që të negociojë me shtetin grek kufijtë detarë.
Presidenti Meta ka kërkuar më shumë informacion, pasi sipas tij në komunikimet e mëparshme Ministria e Integrimit dhe Punëve të Jashtme, nuk ka qenë shteruese dhe ka pasur një sërë mangësish në dokumentacion por edhe në përmbajtje.
Presidenti kërkon ndryshimin e titullit të marrëveshjes, dhe po ashtu kërkon informacion lidhur me takimet e zhvilluara mes Ministrit Bushati dhe Ministrit Kotzias.





