Pasditen e djeshme, Bushati i dërgoi një letër Presidentit për ti kërkuar plotfuqishmërinë për të negociuar me palën greke për ndarjen e kufirit detar.
Ndërsa sot, presidenti Meta ashtu siç ka paralajmëruar po zhvillon takime konsultative me ish-paraardhësit e tij. Presidenti Ilir Meta u takua me Alfred Moisiun i cili qëndroi në zyrën e kreut të shtetit për rreth 45 minuta.
Meta momentalisht po zhvillon një takim me Rexhep Mejdanin, ndërsa pritet që të takojë edhe Sali Berishën. Një ditë më parë, ai u konsultua me Bujar Nishanin dhe Bamir Topin.
Kjo kërkesë është e detyrueshme sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2009, e pas marrjes së kërkesës Meta ka vendosur të konsultohet përpara se të procedojë me kërkesën.





