Tiranë, 26 korrik 2014 –  Gazeta “Panorama” zbardh detaje të reja nga dreka e së enjtes, e cila ishte justifikimi i largimit të disa deputetëve socialistë nga votimi i projek/tligjeve, që kërkojnë shumicë të cilësuar. Pasi ka komunikuar me Tom Doshin, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një përpjekje për t’i bindur “rebelët” që të kthehen në Kuvend, ka lënë karrigen e drejtuesit të seancës dhe ka shkuar në restorant “Il Gusto”, ku ndodheshin pesë deputetët socialistë. 

Ndërkohë në sallën e Kuvendit, kryetari i Kuvendit kishte dhënë pesë minuta pushim, për t’u lënë kohë deputetëve të zinin vendet për të nisur votimi, ai është nisur vetë me misionin e negociatorit për të bindur “të pabindurit”. Nisur nga reputacioni dhe nga raporti i tij miqësor me deputetin Tom Doshi, Meta ka shkuar të flasë nga afër me të. 

Makina e kreut të Kuvendit është ndalur para hyrjes së restorantit, përballë Gjykatës Kushtetuese, dhe i vetëm është drejtuar në ambientin ku pesë deputetët sapo kishin nisur drekën. Mësohet që ai t’u ketë kërkuar atyre të kthehen në seancë dhe të votonin projektligjet që kërkojnë 84 vota, sepse në të kundërt ky do të ishte një imazh jo i mirë për këtë maxhorance. 

Por edhe ndermjetesimi i Metes mesa duket nuk ua ka mbushur mendjen 5 deputeteve te shkonin ne seance per te marre pjese ne votimin e ligjeve qe kerkonin shumice te cilesuar.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/