Presidenti Ilir Meta ka pritur paraditen e sotme në zyrën e tij ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, Eleni Surani.

Mësohet se në takimin e nisur rreth orës 12:30 në Presidencë, do të bisedohet rreth çështjes së negociatave Shqipëri-Greqi për çështjen e detit.

Në këtë takim konsultativ do të flitet edhe për rolin e Presidentit në negociatat me Greqinë.