Parlamenti Evropian është mbledhur ditën e sotme, për të diskutuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për këtë ka reaguar edhe raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Santos shkruan se ky është një moment rëndësishëm për vendin, teksa thekson që rruga për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen Evropiane duhet të kalojë përmes progresit të bërë deri më tani.

“Moment i rëndësishëm për . Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. #GAC duhet të planifikojë e parë #IGC .

Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj #Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim. #Albania #EU ”, shkruan Santos.