Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës nuk po ecin vërtet përpara për çështjet kyçe, ka thënë një negociator rus.

Negociatori i Moskës, Vladimir Medinsky shtoi se të dy palët ishin afruar më shumë për “çështjet dytësore”.

Negociatat kanë vazhduar gjatë gjithë javës, nga e hëna në të premte, në formatin e video-konferencës dhe do të vazhdojnë nesër,” -tha Medinsky.

Ai theksoi se për disa çështje dytësore bisedimet po shkojnë në rugën e duhur por për ato kryesoret nuk po avancojnë.

Për çështjet dytësore, qëndrimet po konvergojnë. Megjithatë, për çështjet kryesore politike, ne në fakt kemi mbetur në vend.”