Një ditë përpara se të luhej ndeshja mes Realit dhe Barcelonës pati një çështje “Nejmar”, ku katalanasit ishin duke menduar seriozisht ta aktivizonin brazilianin edhe duke rrezikuar humbjen 3-0 në tavolinë. Mbrëmjen e së shtunës, Barcelona publikoi një deklaratë, në të cilën shpjegohej pse Nejmar mund të luante.

Mirëpo, duket se drejtuesit e klubit u menduan dhe vendosën që të tërhiqeshin sepse kjo situatë mund të precipitonte më keq dhe mund ta degradonte fare sezonin që ka bërë skuadra. Në këtë mënyrë, klubi bëri me dije në orët e para të mëngjesit se nuk do ta grumbullonte Nejmarin. Por në mbrëmje ai festoi virtualisht me skuadrën sepse për këtë mendoi Mesi që e mbajti hapur telefonin gjatë fotos së grupit në lidhje direkte me futbollistin.