Lionel Mesi ishte i pari nga futbollistët e Barcelonës që bëri një mesazh publik në lidhje me largimin e Nejmarit drejt PSG-së për shifrën rekord prej 222 milionë eurove.
Me anë të një postimi në Instagram, ai i uroi fat brazilianit duke shprehur kënaqësinë e tij për vitet e kaluara së bashku nën ngjyrat kuqeblu.Përgjigja e Nejmarit nuk vonoi teksa ai komentoi duke shkruar: “Faleminderit vëlla, do më mungosh!”