Ai është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas transferimit nga Barcelona për 222 milionë euro, kur Nejmar la “Camp Nou”-n për “Parc des Princes”.

Por edhe rroga që klubi i Ligës së Parë Franceze i paguan sulmuesit brazilian për shërbimet e tij kalon çdo logjikë.

“Football Leaks” ka arritur të zbulojë detajet e kontratës së tij dhe në të cilën shkruhet se rroga mujore bazë e futbollistit është 3,069,520 milionë euro ose 100,000 euro në ditë. Shifrat i zbulon revista gjermane “Der Spiegel”, e cila falë “Football Leaks” ka arritur të ketë në duar detajet e kontratës së 25-vjeçarit.

Por këto janë vetëm shifrat neto që përfiton futbollisti në Francë, pa përfshirë këtu bonuset, të cilat në total arrijnë në vlerën e 20 milionë eurove.

Nejmar fiton sot 8.5 milionë euro më shumë sesa Mesi, ndërkohë që në total gjatë 3 viteve të tij në Barcelonë ish-talenti i Santosit u pagua 54 milionë euro.