PRETORIA, 8 qershor 2013 – Nelson Mandela, ish presidenti afrikano jugor, është shtruar sërish në spital "në kushte shqetësuese, por stabile".

Lajmi bëhet i ditur nga presidenca. Nobelisti i paqes, 94 vjeç, është shtruar sërish për një infeksion polmonar, vijon njoftimi.

"Këtë mëngjes gjendja e tij është përkeqësuar dhe është transferuar në një spital në Pretoria. Gjendja e tij është shqetësuese, por e qëndrueshme", thuhet në një komunikatë të presidentit afrikanojugor, Jacob Zuma.

Gjendja e shëndetit të ish presidentit "këtë herë është e rëndë" ka shtuar pak më vonë një zëdhënës i qeverisë në televizion. 

"Gjendja këtë radhë është e rëndë, por doktorët na siguruan se është i qetë", tha Mac Maharaj.