Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për prodhimin e 92 kilogramëve lëndë narkotike kanabis në fshatin Gjonbardhaj në tetor të vitit 2024 në Lezhë.

Sipas policisë, 34-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin Gj. M, i cili u arrestua në tetor të vitit 2024 gjatë operacionit nga policia, ka prodhuar 92 kilogramë kanabis që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.

Nga kontrolli i kryer në banesë, atij iu gjetën 3 thika, të cilat i posedonte pa leje.

Njoftimi i Policisë:

DVP Lezhë/Vijon operacioni antidrogë, i koduar “Furia”.

Si rezultat i një hetimi proaktiv 2-vjeçar, identifikohet dhe vihet në pranga bashkautori i prodhimit të 92 kilogramëve Cannabis, në fshatin Gjonbardhaj.

Të ndaluarit iu gjetën në banesë, 3 mjete prerëse (thika).

Në vijim të hetimit dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar “Furia”, të zhvilluar në vitin 2024, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të një rasti të prodhimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ndaluan shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Tresh.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin Gj. M. (të arrestuar gjatë operacionit), në muajin tetor, 2024, ka prodhuar 92 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa që u gjet në një stallë në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet.

Nga kontrolli i kryer rishtas në banesën e shtetasit D. V., u gjetën 3 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.