Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg 4 zyrtarët e UBT-së, të akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Të paktën deri në përfundim të hetimeve, zyrtarët e Universitetit Bujqesor të Tiranes për abuzime me tenderat do të qëndrojnë në burg.
Kështu “arrest me burg” u caktua për Ali Rasha, me detyrë drejtori i formës didaktike eksperimentale në UBT, Tahir Ballgjini pergjegjes i sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore UBT.