Një vajzë 25-vjeçare ka rënë në det mëngjesin e sot, teksa zbriste nga një anije e ankoruar pranë portit të Vlorës.

Bëhet me dije se policia dhe pasagjerët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë vajzën nga uji dhe e kanë dërguar në spital.

Ndërkohë dyshohet se 25-vjeçarja ka qënë nën efektin e alkoolit.

Mëngjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ka qënë nën efektin e alkoolit. 

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me identifikimin e shtetases dhe sqarimin e rrethanave të rastit.”- njofton policia