29 vjeçari K.Jorgji është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore në Durrës, pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident.

Mësohet se 29 vjeçari ka përplasur mjetin e tij tip Benz me targa AA 571 GK me një tjetër automjet tip Toyota, me drejtues shtetasin F.K.

Aksidenti për të cilin akuzohet i riu durrsak është regjistruar pak para mesnatës së të enjtes, në zonën e plazhit.

Fatmirësisht nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale e jo të lënduar në njerëz.

Pasi iu nënshtrua tekstit të alkoolit, 29 vjeçari rezultoi se kishte konsumuar në masën 0.75%.