Autoritetet italianë kanë vënë në pranga një 26-vjeça shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas sjelljes së tij të çuditshme ndërsa më pas u zbulua një sasi droge si edhe para. Shqiptari u vu re nga komandanti i Karabinierëve, teksa po lëvizte në mënyrë të hallakatur në mes të rrugës, në via Cavalieri Ducati, në Borgo Panigale. Menjëherë komandanti me uniformë ka kontaktuar me kolegët e njësisë radiomobile për të kërkuar ndërhyrjen e tyre, më pas ka vënë re një patrullë aty pranë.
Kur karabinierja dhe policia u afruan për ta kontrolluar ose të paktën për ta larguar nga rruga, djali, i cili rezultoi se ishte një shqiptar 26-vjeçar në gjendje krejtësisht të turbullt, ndoshta për shkak të ndonjë substance që kishte marrë, filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij, një apartament përgjatë së njëjtës rrugë.
Në atë moment, policët dhe karabinierja u futën në banesë dhe gjetën një surprizë, një çantë plot me para, rreth 70 mijë euro në kartëmonedha. Të dyshimtë, operatorët vendosën të vazhdonin me kontrollin e shtëpisë dhe ku gjetën edhe surprizën e dytë, 36 kilogramë kokainë të fshehur.
Në atë moment, përveç agjentëve të komisariatit të Santa Violës dhe karabinierëve, kanë ndërhyrë edhe punonjësit e shëndetësisë 118, duke qenë se i dyshuari ishte ende në zemërim, i cili rezultonte i pakontrollueshëm, u desh që të transportohej në spital me ambulancë. Në përfundim të kontrollit, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; këto të fundit më pas do të analizohen në laboratorët përkatës nga hetuesit. Hetimet e mëvonshme do të kryhen nga policia. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua nga policia dhe karabinierët dhe do të duhet të përgjigjet për akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike.