Një grup aktivistësh afganë organizuan një protestë të vogël në Kabul të kontrolluar nga talebanët duke bërë thirrje për të drejta të barabarta dhe pjesëmarrje të plotë në jetën politike.

Pavarësisht rrezikut, një grup i quajtur “Rrjeti i Pjesëmarrjes Politike të Grave” marshoi në rrugë para Ministrisë së Financave të Afganistanit, duke thirrur dhe duke mbajtur parrulla që kërkonin përfshirje e grave në qeverinë afgane dhe duke bërë thirrje për ligj kushtetues.

Udhëheqësit talebanë këmbëngulnin publikisht se gratë do të luajnë një rol të spikatur në shoqëri dhe do të kenë qasje në arsim, por jo të drejtë në poste drejtuese.

Disa gra afgane tashmë po qëndrojnë në shtëpi nga frika për sigurinë e tyre, dhe disa familje po blejnë burka të mbuluara për të afërmit femra.