Biznesmeni i naftës Frident Kuqi është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për akuzat “Heqje të paligjshme të lirisë” dhe “Keqtrajtim personi”.

Kuqi, që është pronar i një kompanie nafte që operon në treg, është përfshirë në një ngjarje më datë 3 tetor të këtij viti, teksa akuzohet se ka dhunuar dhe më pas ka marrë peng pronarin e një pike karburanti në qytetin e Përmetit.

Ka qenë ky i fundit që ka kallëzuar në prokurori biznesmenin që tashmë akuzohet se ka marrë peng 57-vjeçarin Gëzim Ibrahimi, dhe përmes presionit e ka çuar tek noteri, ku duhet të firmoste një dëshmi ku pranonte se i kishte një borxh prej 30 milionë lekësh të vjetër Kuqit.

Kjo pasi Kuqi i kërkonte 57-vjeçarit qiranë e pikës së karburantit në Përmet.