Një 28-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet dyshohet t’i ketë marrë ryshfet një qytetari në këmbim të një vendi pune.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me inicialet K.K.

Kjo shtetase, në muajin mars 2017 dyshohet t’i ketë marrë 1000 euro shtetasit K.D., 33 vjeç, në këmbim të gjetjes së një vendi pune.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.