Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio është nën hetim për zhdukjen e 3.5 miliardë dollarëve, të cilat supozohen se janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Raportohet se këto para të shpërdoruara i janë dhënë në mënyrë indirekte fondacionit të tij.

Departamenti i Drejtësisë është duke investiguar se ku kanë shkuar 3.5 miliardë dollarë të shpërdoruara nga pasuria e shtetit malajzian të financuara gjatë viteve 2009 dhe 2015, duke u cilësuar si një nga shpërdorimet më të mëdha në botë.

Në dokumentet prej 136 faqesh të akuzës, pretendohet se disa nga këto para kanë shkuar në xhepin e aktorit hollivudian përmes filmit të tij dhe fondacionit.

Jho Low, një biznesmen malajzian dhe partner i DiCaprio-s akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë për veten e tij. Low akuzohet se i ka përdorur ato para për të blerë shishe shampanje te një financues i fondacionit “Leonardo DiCaprio Foundation” për ditëlindjen e aktorit në 2013-n.

Riza Aziz, nipi i kryeministrit malajzian, akuzohet gjithashtu se ka marrë miliona dollarë nga fondi i quajtur “1MDB”. Ai zotëron kompaninë e prodhimit të filmave “Red Granite Pictures”, i cili ka financuar filmin e DiCaprio-s, në 2013-n, “Wolf of Wall Street”.