Autoritetet italiane kanë sekuestruar një pronë luksoze që i përket një shqiptar nën hetim për trafik droge. Identiteti i tij u zbulua nga një menaxhim jonormal i llogarive familjare. Sipas hetimeve, shqipatri kishte grumbulluar gjatë kohës burime financiare të mëdha, të papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, që i kishin mundësuar të blinte pronën e sekuestruar.

Gjatë viteve të hetuara, shpenzimet për nevojat bazë të familjes, si blerja e ushqimeve dhe e rrobave, ishin minimale, ashtu si edhe mungesa pothuajse totale e tërheqjeve cash dhe pagesave për karburant. Mediat shkruajnë se vila e sekuestruar kap vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Artikulli i plotë nga IL RESTO DEL CARLINO

Asnjë tërheqje parash nga bankomati dhe asnjë shpenzim, por bleu një vilë gjysmë milioni eurosh. Policia Financiare e Faenzës në Itali ka sekuestruar një pronë luksoze që i përket një shqiptar nën hetim për trafik droge. Identiteti i tij u zbulua nga një menaxhim jonormal i llogarive familjare: “Disproporcion midis të ardhurave dhe aseteve”. 

Një vilë e vlerësuar, rreth 500 mijë euro, i është sekuestruar nga Guardia di Finanza një shtetasi me kombësi shqiptare, i cili po hetohet për trafik të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, personi kishte grumbulluar gjatë kohës burime financiare të mëdha, të papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, që i kishin mundësuar të blinte pronën e sekuestruar.

Ky akt është rezultat i kontrolleve komplekse ekonomiko-pasurore, të koordinuara nga Prokuroria e Ravenna-s dhe të ekzekutuara nga efektivët e Guardia di Finanza. Në veçanti, analiza e llogarive bankare të familjes së të dyshuarit tregoi një menaxhim të çuditshëm të fondeve. Gjatë viteve të hetuara, shpenzimet për nevojat bazë të familjes, si blerja e ushqimeve dhe e rrobave, ishin minimale, ashtu si edhe mungesa pothuajse totale e tërheqjeve cash dhe pagesave për karburant.

Paratë cash dhe lidhja me trafikun e drogës

Falë kryqëzimit të informacionit të mbledhur gjatë hetimeve, lidhur me aktivitetet e paligjshme të të dyshuarit, u konstatua se furnizimi me para në llogaritë bankare, në bazë të të ardhurave nga puna e tij, ishte i mundur për shkak të sasisë së madhe të parasë cash që vinte nga aktivitetet e paligjshme për të cilat po hetohej.

Disproporcioni mes të ardhurave dhe pasurisë

Nga rindërtimi i profilit ekonomik-financiar të tërë familjes, u vu re se i dyshuari kishte pasuri të papajtueshme me të ardhurat e deklaruara, veçanërisht me blerjen e një prone luksoze. Sekuestrimi i vendosur nga Autoriteti Gjyqësor lokal është një masë që lejon konfiskimin e pasurive të dyshuara si të paligjshme, kur ato janë disproporcionale me të ardhurat e deklaruara.