Alkesandër Murataj, vëllai i trurit të grabitjes së Rinasit, Admir Murataj, është lënë i lirë. Aleksandri, që po vuan dënimin me 16 vite burg, ka marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që të marrë pjesë në varrimin e babait, i cili vdiq një ditë më parë.

Nën masa të forta sigurie, Aleksandri do t’i japë lamtumirën të atit.

Një ditë më parë, u raportua se Drejtoria ia kishte mohuar këtë të drejtë Aleksandër Muratajt, ashtu siç ndodhi edhe pak muaj më parë kur i vëllai vdiq gjatë mega-grabitjes së 6.7 milionë eurove.