Publikohen pamjet e aksionit nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA, ku u bë i mundur arrestimi i të shumëkërkuarit A. A.

Policia bën me dije se operacioni u zhvillua në masa të larta sigurie, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e kreut të bandës së Shijakut.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.