Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka hedhur akuza shumë të forta në “Open” në lidhje me krimin që sundon në Shkodër.
Ajo ka thënë se ka edhe “zyrtarë të lartë të shtetit që janë përdhunuar nga ana e përfaqësuesve të krimit”.
E pyetur nga Eni Vasili dhe Anila Basha, Ademi nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se përgjegjësinë e ka shteti.
Më tej, Voltana Ademi bëri me dije se në më pak se një vit 9 persona janë vrarë, ndërkohë 2 të tjera rezultojnë të zhdukur.
“Ajo çka e bën edhe më tragjike këtë situatë është fakti se nuk ka asnjë person të dënuar për krimet”, u shpreh Ademi.
“Pushteti në Shkodër është nën presion e krimit prej 4 vitesh”, shtoi Ademi.





