Policia ekzekuton vendimin e gjykatës së Vlorës për vendosjen e sekuestros preventive mbi një sipërfaqe në bregdetin e Jugut.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në vijim të fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Formulari”, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” për pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 59.889 metra katror, me vlerë 8 000 000 euro, në zona bregdetare, në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.