Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Tiranë ku një 36-vjeçare ka humbur jetën në spitalin e QSUT, ndërsa më herët ishte konstatuar i vdekur në bark edhe foshnja, ka reaguar policia.
Sipas policisë, e reja ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.
“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë.
Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator. Për këtë rast, nuk ka patur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, njofton policia.