17 nëntor 2014– Një nënë nga Virginia, SHBA, beson se fantazma e një marinsi amerikan, i vrarë 30 vite më parë ka pushtuar djalin e saj 4 vjeçar. Michele Lucas nga Virginia Beach thotë se djali i saj Andrew ka kujtime nga historia e Sgt.Val Lewis, një ushtar i cili vdiq në vitin 1983 në një sulm me bombë në Beirut.

Duke folur për amerikanen WTKR-TV, Lucas tha se gjithçka nisi kur vogëlushi filloi të fliste për gjëra që një fëmijë në moshën e tij duhet të flasë. Fillimisht 4 vjeçari nisi të thoshte se dikur kishte jetuar në 860 Main Street në Sumter, Georgia e më pas kishte vdekur në një zjarr. Lucas nisi të kërkonte vetë rreth gjërave që thoshte djali i saj, por pa sukses ndërsa sjellja e tij vazhdonte të shtohej çdo ditë e më shumë. Ajo nisi të dyshonte se kishte një shpirt që po jetonte brenda djalit të saj dhe kështu vendosi që ta çonte atë tek një show amerikan, “Ghost Inside My Child” (fantazëm brenda djalit tim).

Ishin producentët e këtij spektakli që nisën të bënin kërkime dhe që zbuluan se gjërat që thoshte Andrew kishin lidhje me vendin dhe zjarrin në Stg.Val Lewis. Lucas vendosi që ta çonte djalin e saj tek varri i Sgt. Lewis, në Georgia, me shpresën se do të mund të zgjidhte diçka. Ajo tregon se i biri u drejtua menjëherë tek varri i marinsit dhe vendosi lule mbi të dhe më pas shkoi tek një varr pranë dhe tha se ishte i një shoku të tij. Fatkeqësisht as vizita në varreza nuk ndryshoi asgjë dhe nëna e 4- vjeçarit thotë se hapi tjetër është që ta çojë atë tek një spiritualist me shpresën se mund t’i japë zgjidhje problemit.