Një 23-vjeçar është shpallur i zhdukur nga policia.

Mësohet se nëna e tij, 55-vjeçarja Gj. L., ka qenë ajo që ka bërë denoncimin në komisariatin nr.3 në Tiranë.

Djali është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Mësohet se 23-vjeçari i identifikuar si R. K., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po punohet për gjetjen e tij.