Një nënë dhe vajzat e saj binjake janë gjetur të vdekura, por policia beson se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Nëna quhej Celisa Henning, 41 vjeç dhe binjaket 6-vjeçare, Makalya dhe Addison.

Ato u zbuluan pasditen e së hënës në tualetin e shtëpisë nga burri i Celisa dhe njëkohësisht i ati i vajzave.

Ndërsa pritet për autopsitë që të konfirmohet shkaku i vdekjes, policia raporton se ato kanë gjetur vdekjen nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ndaj po vazhdojnë hetimet.

Policia nuk pranoi të diskutonte për vdekjen e nënës dhe binjakeve, por e përshkroi vdekjen e tyre si “një incident tragjik”./