Përmes dëshmive të prindërve të vajzës 13-vjeçare, T. Qafa nga fshati Çukë i Sarandës mësohen të tjera detaje mbi aktin e rëndë të përdhunimit nga 22-vjeçari Vangjel Selimi.

'BalkanWeb' mëson se vajza e mitur bashkëjetonte prej 1 viti me të riun dhe kjo gjë kishte ndodhur me mirëkuptimin e plotë të prindërve të vajzës.

Nëna e saj, Oltjana Garo deklaron se kishte aprovuar që i riu të jetonte me vajzën, duke marrë premtimin se nuk do ta prekte të miturën derisa ajo të arrinte një moshë madhore. Por në momentin e parë që qëndruan vetëm 22-vjeçari e drogoi dhe abuzoi me të.

 

"Djali e pranonte, vajza jo, atëherë e revoltuar me gjithë bashkëshortin shkoj në maternitet. Vajza ia tregoi të atit, u revoltova për atë që ndodhi, ai e kishte droguar vajzën me kanabis dhe ajo s'mbante mend asgjë",- thotë nëna.

Ndërsa i ati kërkon që drejtësia të bëjë punën e saj dhe ta dënojë të riun. "Nëse ai i ka bërë vajzës këto gjëra për mua ligji të vazhdojë me detyrën e tij, jo 100 por 101, gabimi është i tiji, jo i vajzës së mitur".

Por për motrën e 22-vjeçarit nuk ka asgjë të vërtetë në rrëfimet e prindërve të vajzës. "Ata donin ta martonin me një tjetër dhe shpikën këtë histori",- thotë ajo.

Pasi rezultati mjekoligjor vërtetoi se 22-vjeçari ka abuzuar me 13-vjeçaren Vangjel Selimi u arrestua nga policia dhe do të përballet me vepren penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur".