Nëna e Aldi Ramës, 21-vjeçarit, që ekzekutoi me armë efektivin e policisë Saimir Hoxha, ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale.

Valbona Kolgjini ka postuar një foto të djalit të saj, i cili qëlloi veten me armë gjatë ndjekjes së policisë dhe humbi jetën në spital, ndërsa në foton e profilit ajo ka vendosur shiritn e zi.

Ndërsa babai i tij, Rufan Rama, i cili prej vitesh jetonte në Greqi, ka mbërritur në Durrës për t’i dhënë lamtumirën të birit.