Nëna 21-vjeçarit, Aldi Rama, i cili u vetvra dy ditë më parë, ka hapur dyert e mortit.

Banesa e tyre ndodhet në lagjen nr.13 në Durrës, ndërsa varrimi pritet të bëhet në orën 14:00.

Ndërkohë një makine policie qëndron jashtë shtëpisë, si masë sigurie.

Pas divorcit të prindërve, Aldi Rama ishte rritur nga gjyshërit, ndërsa nëna e tij jetonte në Durrës, bashkë me vëllanë e tij të madh, me të cilin duket se nuk kishte komunikim të vazhdueshëm.

Pas ndarjes së prindërve ai ishte mbështetur fillimisht nga xhaxhai i tij, ndërkohë që i ati ka qëndruar për disa vite në burg në Greqi, për shkak të dhunës fizike ndaj të ëmës, të cilën dyshohet se e ka gjymtuar.